Kushtet e Shërbimit
Me përdorimin e platformës automatikisht pajtoheni me këto kushte:
- Për të marrë pjesë në marrjen e një produkti ju duhet të keni nevojë për të, dhe kushtimisht të mos shitet diku produkti i njëjtë, në përjashtim nëse dhurohet diku tjetër për nevojë produkti i njëjtë pa modifikim ose të ngjashme.
- Llogaritë e krijuara në platformë nuk kanë mundësi të fshihen sa i përket versionit aktual, kurse fshirja e produkteve apo markimi i tyre si të dhuruara që të mos shfaqen në platformë është e mundur.
- Rreptësisht nuk lejohet postimi i produkteve drejtpërdrejt apo që kanë lidhje me: drogë, armë, pornografi, lojëra fati apo produkte të dëmshme dhe të ngjashme si në listën më lartë. Ato janë të dënueshme me fshirje të të gjitha produkteve në atë llogari.
- Keqpërdorimi si shpërndarja apo përdorimi i të dhënave të përdoruesve në platformë është i ndaluar dhe i dënueshëm me institucionet përkatëse në të gjitha suazat, duke përfshirë edhe abuzimin e platformës në të gjitha kushtet.